Basha: Shqiptarë, anëtarësimin në NATO e keni prej meje. Rama: Shqipërinë e futi SHBA!

Kryeministri Edi Rama duke ju përgjigjur retorikës së kreut të PD-së Lulzim Basha i cili përsërit vazhdimisht se PD ka futur Shqipërinë në NATO, tha se këtë gjë e ka bërë SHBA.
‘Një punë të më tregojnë? Kemi futur Shqipërinë në NATO?
Shqipërinë në NATO e ka futur SHBA! Ky vend ka qenë është dhe do të jetë një vend që do të shkoj në luftë me SHBA dhe NATO-së si ven di NATO-s. Po ja ta zëmë se, po arsimi po shëndetësi, ku janë këta.
E përfytyroni një moment sikur COVID të na kishte gjetur me spitalet e tyre. Në do të ishim bërë jo gaz i botës, por parodia e kontinentit. Këto nuk kishin asnjë autoambulancë. Ky është fakt. Do të vazhdojmë punën për ti ngritur këto një një nivel tjetër, apo do të kthehemi prap në kohën kur shtyheshin ambulancat.’– tha Rama.