Basha komenton thirrjen e Yuri Kim për grupet e mbrojtjes së votave: Pas 25 prillit, nuk do të ketë

Kryedemokratik Lulzim Basha ka komentuar deklaratën e ambasadoren e Yuri Kim, e cila i ka kërkuar publikisht partive politike të heqin dorën nga grupet e armatosura.

Në përgjigjen e tij, Basha iu referua grupeve të mbrojtjes së votave, duke theksuar se është dakord me ambasadoren Yuri Kim, por PD pas 25 prillit nuk do të ketë më grupe të tilla.

“PD pas 25 prillit nuk do të ketë detyrë për të mbrojtjen e votës, pasi do të ketë polici dhe prokurori. Jam dakord me zonjën Yuri Kim, jam në kontakte me të çdo ditë e di ajo situatën e Elbasanit. Nëse doni ndryshimin, votoni ndryshimin, nëse doni kriminelët, votoni kriminelët”, tha Basha.

“PS nuk ka nevojë të angazhojë qytetarë të mbrojnë votën, sepse qeveria e ardhshme do të garantojë që të mbyllë një herë e mirë zgjedhjet si arenë e përplasjeve. Jam dakord me deklaratën e Kim. Kam qenë në komunikim gjatë gjithë kohës me partnerët. Nga presidenti Tusk te përfaqësuesit amerikanë, zgjidhja më 25 prill nuk ka qenë kurrë më e thjeshtë, nëse doni ndryshimin votoni ndryshimin”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i vendosin një vijë të kuqe të gjithë atyre që mendojnë se mund të luajnë e prekin procesin zgjedhor të 25 Prillit.

Ambasadorja amerikane tregoi se Shtetet e Bashkuara do kenë një rol te rëndësishëm ne monitorimin e zgjedhjeve te 25 prillit. Tre ditë para zgjedhjeve parlamentare në vend, ambasadorja amerikane, Yuri Kim njofton se 25 grupe amerikane do të monitorojnë zgjedhjet e 25 prillit në të gjithë vendin.

Duke iu referuar ngjarjes së djeshme në Elbasan, ku u vra Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër të tjerë, pas një përleshjeje mes simpatizantëve socialistë dhe demokratë, Kim u shpreh: “Gjëra të tilla të tmerrshme si grupe të paautorizuara për të mbrojtur votën e qytetarëve, janë diçka e së shkuarës, nuk ka vend në të ardhmen. Është përgjegjësi e udhëheqësve që ndodhen në pozicionet më të larta, përgjegjësi e tyre për të siguruar qetësi dhe të mos ketë vend për asgjë tjetër që nuk ka lidhje me qetësinë”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT