Basha s’i ndahet gafave, nuk di sa njësi dhe lagje ka Tirana edhe pse ka qenë ish-kryebashkiak i qytetit! Sqaron selia blu: Ishte lapsus, e kishim fjalën për degën 16 të PD

Edhe pse ka qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës për 4 vjet dhe sot po kërkon votat e qytetarëve të saj, Lulzim Basha tregoi sot se nuk ka informacion përtej zyrës së tij. Njoftimi i dërguar nga zyra për mediat e Partisë Demokratike, thotë se Lulzim Basha ka qenë sot në Njësinë 16 në Astir, në një takim me banorët.

Por, në fakt Lulzim Basha nuk e di që zona e Astirit është Lagjja 14 dhe se Tirana nuk ka as Lagje 16 as Njësi 16. Njësia 16 nuk ekziston, përveçse në mendjen e kreut të PD.

Gafat e Lulzim Bashës në komunikimet e tij publike kanë pushtuar rrjetet sociale dhe janë ‘ushqim’ për meme.

Njoftimi i PD-së
Partia Demokratike ka reaguar për gafën e bërë ku shkruante se Lulzim Basha ka qenë në Njësinë 16 në Astir në një takim me banorët, ku Tirana nuk ka as Lagje 16 as Njësi 16. PD shprehet se ishte një lapsus dhe se numri 16 ka qenë i referuar  për degën e PD dhe jo njësinë e Tiranës.

“Sqarim: Te njoftimi për takimin me të rinjtë në zonën e Unazës së re, në njoftimin për shtyp ka pasur një lapsus. Fjala është për të rinjtë e degës 16 të PD dhe jo njësisë 16-të”, shkruan zyra e shtypit e PD-së.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT