‘Bashkëpunojmë nëse distancohesh nga Berisha e Meta’/ Basha i përgjigjet Ramës nga Kamza

Në vijim të fushatës elektorale, kryetari i PD, Lulzim Basha zhvilloi një takim me banorët në Kamëz.
Në fjalën e tij, Basha tha se me Ramën nuk ka ndryshim, por një dimër ekonomik, papunëi dhe varfër, ndërkohë që iu kërkoi qytetarëve socialistë dhe demokratë të votojnë pa dallim numrin 9.
“Nga ky shesh 8 vjet më parë u premtua legalizim falas, e pastaj familjet u lanë në harresë nga dështimi që troket për herë të tretë. 8 vjet dështim, dështimi fytyrën e të cilit e njihni fare mirë, po troket edhe për 4 vjet. Cila është përgjigjia e Kamzës?
Ndryshimi do të vijë. Pas reve vjen dielli, vjen drita e diellit që po e ndriçon këtë shesh si bekim i zotit, si shenjë që ajo që është vullneti juaj do të bëhet. Ndryshimi është në dorën tuaj. Është në votën tuaj. Nuk ka ndryshim pa larguar Edi Ramën, nuk ka ndryshim, pa hapur rrugën europiane të Shqipërisë, këtë mund ta bëjmë vetëm ne, vetëm PD, vetëm Aleanca për Ndryshim.
Dua t’ju shpreh mirënjohje, në ditët më të zeza të këtyre 8 viteve dimër ekonomik, papunësi, varfëri. Kemi qëndruar krah për krah me njëri-tjetrin. Keni në dorë të bëni ndryshimin me votën tuaj. Dua t’ju pyes, të gjithë ju prindër që fëmijët ju largohen, të jenë këtu e të kenë paga të mira në shtëpinë e tyre. Votoni numrin 9. Për gjithë ju pensionistë e pensioniste që rritja e pensionit të jetë 5%, siç më tha një gjysh, nuk i del pensioni as për një pako cigare. Ulja e çmimit të energjisë e naftës bëhet vetëm duke votuar numrin 9.”
Më herët, gjatë një interviste, kryeministri Edi Rama nuk e ka përjashtuar mundësinë për një bashkëpunim me Lulzim Bashën, pas zgjedhjeve të 25 prillit megjithatë ka vetëm një kusht! Që Basha të shkëputet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilët i ka cilësuar si të keqen e vendit. Por siç duket, Basha kërkon me çdo kusht largimin e Ramës.