Betejë “për jetë a vdekje”/ Shpëton Eduard Shalsi? Ja kujt i ikën mandati i deputetit të PS-së

Kur duhet edhe afro 300 kuti që të numërohen për votat preferenciale beteja më e madhe po zhvillohet brenda socialistëve se kush do elimohet nga lista e fituesve. Socialsitët kanë fituar 18 mandate, ndërsa dy kandidatët Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi kanë thyer listën zyrtare të PS-së dhe janë shpallur deputetë.

Beteja vazhdon ndërkohë ndërmjet Eduard Shalsit dhe Ervin Bushatit, të cilëve iu rrezikohet mandati i deputetit. Fillimisht u përfol se mandati i Shalsit quhej i djegur pasi kishte më pak vota. Por me numërimin e kutive, ministri i Shtetit për Sipërmarrjen po fillon të kalojë Bushatin, i cili është një prej kryetarëve të PS-së për Tiranën.

Aktualisht Shalsi ka 2882 vota, ndërsa Bushati ka 1886.  Tashmë numërimi i kutive të mbetura është një betejë për ‘jetë a vdekje” mes Shalsit dhe Bushatit. Ndërkohë që ende nuk janë mbyllur numërimi në njësinë 8 dhe 5 në Tiranë. Kujtojmë që njësia 8 është zonat që ka mbuluar Ervin Bushati.

Fituan mandatin nga herësi

Fatmir Xhafaj      13541 vota

Ornaldo Rakipi   12897 vota

Rrezikojnë humbjen e mandatit

Ervin Bushati      1886 vota

Eduard Shalsi      2882 vota

Mandati i humbur, i fituar nga Xhafaj

Fidel Ylli   1336

Back to top button
LAJMET E FUNDIT