Braçe denoncon “kriminelët në strukturën e PD Divjakë” dhe reagon për demokraten që u dhunua

Në ditën e heshtjes zgjedhore, zëvendës Erion Braçe ka akuzuar për pjesëmarrje personash me të kaluar kriminale në strukturën për ruajtjen e votave të PD-së në Divjakë.
Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë në Fier, teksa ka publikuar një dokument, thekson se dy shtetas me rekorde të rënda kriminale si armëmbajtje pa leje, kultivim e trafikim droge, shkatërrim prone me djegie e grabitje PD-ja i ka ngarkuar me detyrën për të mbikëqyrur territorin.
Erjon Braçe reagon me ironi edhe për ngjarjen e Divjakës ku dyshohet se u rrah aktivistja e Partisë Demokratike, Elsa Bita. Sipas Braçes nuk bëhej fjalë për aktivitet të administratës, por me një trajnim të komisionerëve të PS. Braçe thotë se Bito është e martuar me një person që ka identitet të rremë dhe ka kryer martesë fiktive.
Postimi i plotë i Erion Braçes:
TJETËR PROVË KRIMI!
KRIMINELE NË STRUKTUREN E PD DIVJAKË PËR “MBIKQYRJE”!
Shiheni këtë letër të vulosur me VULEN E PD,
nga PARTIA DEMOKRATIKE;
Konfirmon ngritjen e struktures së MBIKQYRJES SË TERRITORIT për nevoja të zgjedhjeve!
Shihni emrat;
MES TYRE, janë dy shtetas me REKORDE TË RËNDA KRIMINALE:
ARMËMBAJTJE PA LEJE, KULTIVIM E TRAFIKIM DROGE, SHKATËRRIM PRONE ME DJEGIE E GRABITJE!
Shihni përsëri letrën;
PD I AUTORIZON KËTA KRIMINELË PËR QARKULLIM JASHTË ORARIT TË NDALIM QARKULLIMIT PËR ÇDO SHTETAS!
Qëllimi;
MBIQYRJA E TERRITORIT!
Kuptoni apo jo?
Këta funderrina që folën për patronazhiste duke deformuar plotësisht rolin dhe të vërtetën,
KANË ORGANIZUAR E AUTORIZUAR ME DOKUMENTA KRIMINELE TË DHUNSHËM PËR MBIKQYRJE TË TERRITORIT!
Doni më për këtë organizatë kriminale?
Pritni dhe pak;
Njëri prej tyre ka identitet të rremë, ka kryer një martesë fiktive në Tiranë për të marrë identitet tjetër, ndërkohë, rezulton që jeton pikërisht me shtetasen që sulmoi sot për të prishur një aktivitet trajnimi e komisionerëve të PARTISË SOCIALISTE!
Është egzakt shtetësja që është bërë hit në mediat e SALI BERISHËS E LYLEZIM BASHËS PËR LOKSACION-TERHEQJE KYÇI!
Ky takem krimi është!
I KËRKOJ PUBLIKISHT PROKURORIT TË LUSHNJES TË HETOJË MENJËHERË KËTË STRUKTURË KRIMINALE OPERATIVE NË DIVJAKË!
Ja ku i ka provat!
Dosjet kriminale gjenden lehtësisht për këta horra!