Dalin rezultatet e para të votave, betejë e fortë mes PS dhe PD

Ka nisur procesi i numërimit të votave në bashkinë e parë në vend, ku është përfunduar numërimi i kutive të qendrës së parë të votimit.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se në qendrën e parë, përkatësisht në Kallamas, rezultati është: PS me 118 vota, PD me 114 dhe LSI me 17 vota.

Mësohet se në Pustec janë 7 qendra votimi, që po numërohen nga tre grupe. Në këtë bashki kanë votuar gjithsej 1606 qytetarë nga 4366 gjithsej.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT