Debati për vaksinat kineze/ Rama: Mos bini pre e hienave dhe kukuvajkave, Turqia po del nga tuneli pandemisë falë saj

Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë zërat skeptikë për vaksinën kineze “Sinovac”. Nga qendra e vaksinimit në Berat, Rama i bëri thirrje qytetarëve të mos bien pre e hienave dhe kukuvajkave duke theksuar se “Sinovac” po e nxjerr Turqinë nga tuneli i pandemisë.

Ai tha se kjo vaksinë është më e preferuar në vendet e pasura të lindjes së mesme dhe për kurorat mbretërore të asaj zone. Rama shtoi se fakti që kjo vaksinë nuk është futur në vendet e BE nuk ka lidhje me efektivitetin e saj, por me çështje që nuk e prekin Shqipërinë.

“Unë dua ta përsëris që të mos bjerë askush viktimë e hienave dhe kukuvajkave. Vaksina e ardhur nga Turqia e kompanisë kineze është e super suksesshme që Turqinë e nxjerr çdo ditë e më shumë nga tuneli i pandemisë. Është vaksina që kanë preferuar vendet e pasura të lindjes së mesme dhe kurorat mbretërore të asaj zone kanë marrë këtë vaksinë.

Fakti që nuk ka hyrë në BE nuk ka lidhje me eficencën e vaksinës por me çështje të një natyre tjetër që ne nuk na intereson dhe nuk na prekin.

Ne na intereson të nxjerrim nga tuneli popullin shqiptar dhe të nxjerrim nga kjo situatë pasigurie të gjithë popullsinë. Nesër fillojmë me efektivët e policisë. Do vazhdojmë edhe me gazetaret e terrenit. Po bëhen gati listat për punonjësit e shërbimeve hoteliere dhe grave dhe vajzave që punojnë na fasoneri”, u shpreh Rama.

Kryeministri Rama theksoi se vaksina është arma kundër COVID-19 dhe pandemisë.  “Vaksina e ardhur nga Turqia e kompanisë kineze Sinovac është një vaksinë e super suksesshme, e cila faktikisht, Turqinë po e nxjerr përditë e më shpejtë nga tuneli i pandemisë, e cila është vaksina që kanë preferuar vendet e pasura të Lindjes së Mesme.

Të gjitha kurorat mbretërore të asaj zone kanë marrë këtë vaksinë që bëhet në shumë shtete. Fakti që nuk ka hyrë në BE nuk ka lidhej me eficencën e vaksinës, por ka lidhje me çështje të një natyre tjetër që ne nuk na interesojnë e nuk na prekin, pasi neve na intereson të nxjerrim urgjent na tuneli popullin shqiptar e të nxjerrim sa më shpejtë nga gjithë kjo kohë e gjatë ankthi dhe pasigurie gjyshërit dhe gjyshet, ata me sëmundje kronike, grupet e riskut dhe gjithë popullsinë.

Nesër fillojmë me efektivët e policisë. Siç është plani i kombinuar do të bëjmë edhe për gazetarët e terrenit. Ndërkohë po bëjmë gati listat për stafet e shërbimeve hoteliere për sezonin, si dhe për të gjitha punonjëset dhe punonjësit e fabrikave me material porositësi”, – u shpreh kryeministri Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT