Deklarata e Xhelal Mziut, apeli i fortë i Yuri Kim: Jo Elbasan i dytë! Ditët e grupeve të armatosura që “patrullojnë” rrugët i përkasin të kaluarës
Ambasadorja e SHBA-ve, ka reaguar pas ndjesës publike të lëshuar nga drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu, duke i quajtura si të gabuara deklaratat se çdo person i dyshimtë do të ketë fatin e Pjerin Xhuvanit, pra do të vritet nga grupet e ngritur nga opozita për mbrojtjen e votës.
“Më vjen mirë të shohësh ndjesë të qartë nga Dibra. Dhuna e shkaktuar Elbasanit këtë javë nuk mund të justifikohet, nuk duhet të përsëritet. Ditët e grupeve të armatosura që mbajnë anën e ndonjë partie politike dhe “patrullojnë” rrugët i përkasin të kaluarës – një e kaluar e shëmtuar që të gjithë duhet ta refuzojmë”, shkruan Kim në Tëitter.
Më tej ambasadorja amerikane ka deklaruar se “Ky incident nuk duhet të përdoret për të sulmuar me egërsi njërën palë ose tjetrën, për të nxitur emocione në mes të mbështetësve. Përkundrazi, kjo duhet të bëjë që të gjithë udhëheqësit të reflektojnë se si ata mund ta drejtojnë Shqipërinë larg nga e kaluara dhe drejt një të ardhme më të mirë”.