Deklarata/ PD: Rama nuk e mbajti premtimin për aeroportin e Kukësit, ky është eksperimenti i…

Partia Demokratike e cilëson një premtim të pambajtur nga Edi Rama hapjen e aeroportit të Kukësit.
Në një deklaratë për median, PD-ja shprehet se ulja e avionit nuk u bë nga Londra, por nga Rinasi, pasi aeroporti nuk ka certifikatë sigurie.
“Ky është eksperimenti i fundit që Rama bën me shqiptarët. Kryeministri më i dështuar dhe më i paaftë në historinë e vendit do të largohet në 25 prill nga shqiptarët që duan ndryshim!”, thuhet në deklaratën e PD-së
Deklaratë e Partisë Demokratike
Hapja e aeroportit të Kukësit për fluturime ndërkombëtare, premtim tjetër i pambajtur i Edi Ramës. Ulja e një avioni të Air Albania në Kukës s’u bë nga Londra, siç premtoi Rama, por nga Rinasi, sepse aeroporti s’ka certifikata sigurie.
Me Ramën në krye të qeverisë, fluturimet ndërkombëtare në Aeroportin e Kukësit janë si hapja e negociatave me BE: Ato nuk ekzistojnë. Ky është eksperimenti i fundit që Rama bën me shqiptarët. Kryeministri më i dështuar dhe më i paaftë në historinë e vendit do të largohet në 25 prill nga shqiptarët që duan ndryshim!