Del foto/ Kush është turku që jep para për votat për LSI-në në Vlorë

Policia e Vlorës njoftoi se ka ndaluar dy shtetas për shit-blerje votash, duke i akuzuar për korrupsion pasiv dhe aktiv. Ndërmjet të arrestuarve ishte edhe një shtetas me origjinë turke.
Abdulgafur Balikçi 23 vjeç, i cili prej vitesh jeton dhe punon në Vlorë dhe një shqiptar Juriseld Muçaj, 24 vjeç, banues në Vlorë.
“Policia njoftoi se në mes të arrestuarve ishte Abdulgafur Balikçi 23 vjeç, i cili prej vitesh jeton dhe punon në Vlorë dhe një shqiptar Juriseld Muçaj, 24 vjeç, banues në Vlorë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Shtetasi është shfaqur në një postim të kohëve të fundit nga vetë kryesuesi i listës së LSI-së në Vlorë, Luan Rama, i cili jep vlerësime për turkun. Ai në një postim të tij e cilëson si “vlonjatin’ sypatrembur që ka ardhur në Shqipëri që dy vjeç dhe se ndjehet si vlonjat.
“BESA-BESË E SY MË SY PËR LSI-në DHE SHQIPËRINË! Me Gafurin, vlonjatin sypatrembur që edhe pse nga Turqia, prej nga ku është larguar kur ishte vetëm dy vjeç, ndjehet po aq vlonjat sa vlonjatët. Vjen nga PS e bashkohet me LSI-në, për të ecur së bashku besa-besë e sy më sy, me shpirt dhe zemër për LSI-në dhe për Shqipërinë”, shkruan Rama në facebook në foton që e poston.