“Dëshpërimi i humbësve nuk duhet…”/ Rama reagon për vrasjen që tronditi Elbasanin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe ku u plagosen 4 persona, mes tyre edhe një efektive policie.

Rama shkruan në “Twitter” se nuk duhet të humbasim qetësinë as durimin dhe as besimin, se 25 prilli do sjellë bashkimin e shqiptarëve.

“Dëshpërimi i humbësve nuk duhet e nuk do të na bëjë të humbasim as qetësinë, as durimin, as besimin se 25 prilli do të sjellë bashkimin e shqiptarëve për ta ngjitur Shqipërinë në majën e merituar dhe ndëshkimin kuptimplotë të forcave që duan të ribëhen gjarpër rreth këmbëve tona!”, shkruan kryeministri.

Më herët, edhe Ambasada e SHBA bëri thirrje që incidenti të hetohet sa më shpejt. Po ashtu, ambasada i bëri thirrje presidentit Meta, kryeministrit Rama dhe liderit të opozitës Basha për vetëpërmbajtje.

Në njoftim, ambasada shprehet se autori/autorët duhet të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT