Detaje të tjera nga vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, u qëllua me të paktën…

Ndërsa hetimet për vrasjen e 56 vjeçarin Pjerin Xhuvani dhe plagosjen e katër personave të tjerë vazhdojnë, viktima është qëlluar me të paktën tre plumba.

Dy prej plumbave e kanë kapur në pjesë të ndryshme të kokës, ndërsa plumbi i tretë e ka kapur në trup në pjesën e krahut të majtë.

Ndërkohë, në vendin e krimit është rikthyer sërish prokurori Ritvan Sukaj për të këqyrur nga afër provat materiale.

Nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak pas mesditës së sotme kanë mbetur të plagosur edhe katër persona, midis të cilëve edhe një punonjëse policie.

Të plagosur kanë mbetur shtetasit Elton Budinaku, 31 vjeç, Pavlo Vuksani, 50 vjeç, Emiljano Prenga 38 vjeç, policia Xhensila Sota, 26 vjeç.

Elton Budinaku është dhëndëri i viktimës Pjerin Xhuvani, që ishte duke shoqëruar të ndjerin gjatë momentit të vrasjes. Raportohet se Budinaku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në Spitalin e Elbasanit. Ndërkaq 26-vjeçarja Xhensila Sota është efektive e forcave “Shqiponjave” që ishte në shërbim në zonën ku ndodhi ngjarja. Mësohet se ajo ka marrë një plumb në këmbë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT