Dikur ishte me LSI-në, kush është kandidatja e PS-së që po merr vota të shumta preferenciale

Pas mbylljes së procesit të numërimit të votave preferenciale ka nisur llogaritja e votave preferenciale. Një proces që i intereson kandidatëve për deputetë që synojnë të thyejnë pragun prej 10 mijë votash në mënyrë që të kalojnë mandatin e fundor fitues të partisë.

Kjo është një betejë e fortë e zhvilluar më tepër mes kandidatëve të PS-së, ku emrat e njohur të saj si Pandeli Majko, Ilir Beqaj, Mimi Kodheli, Eduard Shalsi, apo dhe të tjera do t’i duhet të marrin të paktën 10 mijë vota për të fituar personalisht mandatin e deputetit.

Por surpriza e këtyre votave preferenciale duket se është në qarkun e Dibrës, ku kandidatja Aurora Mara edhe pse është fituese ka marrë një numër votash konsiderueshme preferenciale. Në vetëm 38 QV që janë numëruar deri më tani  nga 227 QV total, Mara ka fituar 4524 vota preferenciale.

Në total PS-ja në qarkun Dibër ka fituar 28742 vota. Kështu Mara, mund të jetë një ndër kandidatet që veç mandatit të partisë mund ta fitojë edhe atë si preferencial, duke mos u ndjerë e rrezikuar nga kandidatët që janë në listët e humbësve.

Dikur ishte me LSI-në, kush është kandidatja e PS-së që

Aurora Mara në zgjedhjet e kaluara ishte deputete e LSI-së. Ajo nuk preferoi që të dorëzonte mandatin, por të ishte pjesë e Parlamentit. Për këtë qëndrim ajo u afrua me PS-në, duke bërë që socialsitët të vlerësojnë figurën e saj me reputacion në zonën e Dibrës.

Dikur ishte me LSI-në, kush është kandidatja e PS-së që

Back to top button
LAJMET E FUNDIT