“Ditë e përsosur për të votuar!”/ Ish-ministrja Shahini: Të lëmë pas tensionet dhe dhunën e kësaj jave

Ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka votuar sot në njësinë numër 5 në Tiranë. Në një postim në profilin e saj në “Facebook”, Shahini shkruan se është “ditë e përsosur për të votuar”.

Teksa ka postuar një foto nga qendra ku ka votuar, Shahini shkruan ndër të tjera se “shpreson shumë që të gjithë të luajnë rolin e tyre institucional”.

“Ditë e përsosur për të votuar! ? ?

Njësia 5 në Tiranë ishte zgjuar herët sot për të shprehur vullnetin e vet në këto zgjedhje. Shpresoj që ky fillim i mbarë të përcjellë gjithë procesin deri në numërim dhe të lëmë pas tensionet dhe dhunën e kësaj jave. Shpresoj shumë që të gjithë të luajnë rolin e tyre institucional – sidomos presidenti i vendit – dhe të mos nxisin parregullsi në vijim. Suksese! ??”, shkruan ish-ministrja e Arsimit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT