“Do të prisja me mall, por po merrem me fushatën e PD”/ Rama tregon çfarë i ndodhi në Berat

Kryeministri Edi Rama u ul sot në një drekë me mësues të Poliçanit dhe të Beratit, ndërsa nuk i kurseu as batutat.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se mandati i tretë duhet për të konsoliduar çdo sektor.

Ndër të tjera ai zbuloi edhe një mesazh që kishte shkëmbyer me një sipërmarrës në Berat, i cili i kishte pohuar se kishte pasur dëshirë që ta takonte por ishte i angazhuar me fushatën e PD-së. Ndër të tjera Rama ka kërkuar që të bëjë gëzuar me raki, por duke qenë se në tryezë mungonte, ai bëri me ujë.

“Është e domosdoshme që të kemi mandatin e tretë për të konsoliduar çdo sektor. Është akoma në një situatë që mund të kthehet pas.

Mora një sms nga një subjekt që e kemi mështetur dhe që shkruante; “Do të prisja më shume mall, por me këtë periudhë jam i angazhuar me fushatën me PD”. I thash; “Ok! Suksese në fushatë, takohemi pas 25 prillit. Pavarësisht se do të humbësh, si njeri që meriton mbështetje, do të jesh në mbështetjen tonë”. Këta jemi ne. Gëzuar këtu nuk bëj dot me sa shoh, pasi iu ka humbur tradita këtyre skraparllinjve. a ka raki këtu? Apo jeni nga Poliçani ju? Se ju nga Poliçani nuk dihet nga jeni, nga Berati apo Skrapari,” tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT