Drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme? Mbyllet edhe raundi i dytë i votimeve, Kosova ende pa president të ri

As raundi i dytë i votimeve në Kuvend nuk ka mundur që të zgjedhe presidentin e ri të Kosovës.
Në garën mes Vjosa Osmanit dhe Nasuf Bejtës, asnjëri prej tyre nuk ka arritur të sigurojë 80 votat që do t’i siguronin postin e kreut të shtetit. Kanë qenë 79 deputetë që kanë votuar në raundin e dytë.
Tashmë do të pritet raundi i tretë i votimeve, ku kandidatëve u duhet një shumicë e thjeshtë prej 61 votash, por në votim duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.
Nëse edhe në raundin e tretë nuk do të jetë e mundur të zgjidhet president ii ri, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme brenda 45 ditëve.