‘Duhet të njihni Kosovën’, Vuçiç i përgjigjet kërkesës së Blinken: S’mund të poshtërohen serbët për stabilitetin e rajonit

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i është përgjigjur kërkesës së Sekretarit amerikan të Shtetit Anthony Blinken, i cili i kërkoi njohje reciproke me Kosovën.
Vuçiç ka thënë se nuk e di sesi mund të çojë në stabilitetin në rajon njohja e Kosovës. Gjithashtu presidenti serb ka shtuar se kjo është përgjigjja që do të japë gjithmonë, shkruajnë mediet në Kosovë.
“Nëse dikush mendon se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor do të ndërtohet në mënyrë që serbët të poshtërohen, kjo nuk do të jetë e mundur”, ka deklaruar Vuçiç.