“E vura Trump-in në siklet”/ Rama zbulon pyetjen që i bëri Presidentit amerikan dhe si ia ktheu ai

Kryeministri Edi Rama në një rrëfim ndryshe ditën e sotme në “E Diell” në Top Channel, ka zbuluar detaje të paditura më parë.
Gjatë bisedës ai kujton një detaj me ish-Presidentin amerikan Donald Trump në Bruksel.
“Kur ishim në Bruksel në atë takimin e samitit të NATO-s dhe u inaugurua një kompleks i ri dhe ishim duke ecur të gjithë atje dhe duke parë ndërtimet, dhe unë i them: Z. President e di kush e ka bërë?
U mendua dhe më tha që jo. E ka bërë i njëjti arkitekt që ka bërë Jump Tower në Japoni. Ja tha ça bëjnë këta në vend që të blejnë avionët e mi vjedhin avionët e mi,” tha Rama.