‘Edhe sikur flota e 6 amerikane të vijë këtu’, Rama nxjerr prapaskenat: Ja si Meta betohej te Gjiri Lalzit se nuk e votonte Reformën në Drejtësi edhe sikur t’i drejtonin tytat

Kryeministri Edi Rama theksoi se opozita aktuale është ajo që nuk e ka dashur dhe nuk e do reformën në drejtësi.
Rama deklaroi se presidenti Ilir Meta është aq shumë i trembur nga drejtësia e re, madje tregoi edhe se si Meta shprehet kundër votimit të Reformës në Drejtësi!
“Unë jam garancia që drejtësia nuk do të ripërmbyset. Sepse jam lideri i asaj partie që ka bërë reformën në drejtësi dhe ka riskuar rënien e qeverisë kur Ilir Meta thoshte nga gjiri i Lalëzit: E shikon ti detin, flota e 6 amerikane të vijë këtu, ti vënë tytat drejt shtëpisë time, unë nuk e votoj.” Nëse votohet për ta nuk ka asnjë pengesë që drejtësia të hyjë në një proces degradimi. Opozita votoj reformën dhe u fut në çadër që të mos votonte vetingun. Unë i dhashë çdo gjë Bashës që të kthehej në parlament e të votonte vetingun. Ilir Meta është haptas kundër reformës në të gjitha mënyrat”, tha Rama.