“Edi Rama ka mbaru”/ Basha thyen heshtjen, shpall fitoren e opozitës

Nën thirrjet e simpatizantëve “Edi Rama ka mbaru”, kryetari i PD, Lulzim Basha ka shpallur fitoren e opozitës në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Në një deklaratë nga selia blu, pas mbylljes së procesit të votimit, Basha falënderoi shqiptarët që, sipas tij, votuan ndryshimin.

“Faleminderit qytetarëve shqiptarë që zgjodhen ndryshimin. Kjo është një fitore e qartë për popullin shqiptar dhe Aleancën për Ndryshim. Vullneti i popullit është në kutitë e votimit. Unë kam besim të plotë se numëruesit dhe komisionerët do e përmbyllin këtë proces me përgjegjësi, durim dhe sipas ligjit. Në fund të këtij procesi, Shqipëria fiton.”, tha Basha./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT