Edi Rama tregon për herë të parë pse nuk pranon debatin publik me Lulzim Bashën

Kryeministri Edi Rama për herë të parë ka treguar arsyen pse nuk pranon një debat publik me kryedemokratin, Lulzim Basha.

I ftuar në emisionin “Përballë”, Rama theksoi se debati publik nuk është traditë e zgjedhjeve shqiptare, ndërsa shtoi se nuk dëshironte që ta sillte ai risinë për aq kohë sa përballë tij ka një lider që nuk mban përgjegjësi për ato që thotë dhe bën.

“S’di të ketë pasur ndonjëherë në zgjedhjet shqiptare debat me kryeministrit dhe rivalëve përkatës. Nëse është një traditë dhe unë e kam thyer më thoni.

Do duhej që të ishte vërtet përballë një lider që është përgjegjës për atë që thotë dhe atë që bën dhe jo dikush që edhe pse falë konsulentëve i ka fshehur nga ekranet ata që e kontrollojnë dhe ata që mund ta fshijnë për 30 sekonda nga ai pozicion. Është fare e thjeshtë,” tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT