“Është dita e Shqipërisë, dita e demokracisë”/ Basha voton pa bashkëshorten, ja arsyeja

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka votuar pak minuta më parë në çerdhen numër 13, në njësinë 8 në kryeqytet.
Basha ka pritur radhën si të gjithë qytetarët e tjerë për të hedhur votën e tij. Më pas është identifikuar dhe regjistruar nga komisionerët. Teksa ka hedhur votën në kuti, Basha ka përshëndetur me dy gishta.
Por, ajo që u vu re ishte mungesa e bashkëshortes së tij, Aurelës. Zonja Basha nuk voton, pasi nuk ka nënshtetësi shqiptare, por holandeze.
Në fjalën e mbajtur për mediat, kryedemokrati apeloi që qytetarët të votojnë masivisht ditën e sotme.
“Është ditë historike, ku ne kemi fuqinë në dorën tonë. Të gjithë ju keni në duar fuqinë tuaj për fëmijët tuaj, për familjen tuaj. Sot është dita të dilni dhe të votoni masivisht. Të dilni dhe të bëni ndryshimin me votën tuaj. Është dita e Shqipërisë, dita e demokracisë. Dilni dhe votoni masivisht”, deklaroi Basha.