Festë në familjen e presidentit, Meta publikon foto me SuperMonën

Pavarësisht disfatës në zgjedhje, në familjen e presidentit Ilir Meta ka festë, pasi djali i tyre, Besari, feston sot ditëlindjen.

Kreu i shtetit ka publikur një foto, ku shfaqet krah bashkëshortes së tij, të cilën e quan SuperMona.

“Me SuperMonën, gati për të festuar ditëlindjen e Besarit. Faleminderit për urimet! Gëzime ju urojmë edhe ne të gjithëve”, shkruan presidenti Ilir Meta.

Siç shihet, familja e presidentit është zhvendosur në bregdet, me gjasë në Gjirin e Lalzit.

Kujtojmë se për humbjen e zgjedhjeve, kreu i shtetit fajësoi Kryemadhin. Sipas tij, lënia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve vendore, e mbifuqizuan pushtetin e Kryeministrit. Gjithsesi, Kryemadhi reflektoi, dhe ndjesa u pranua nga kreu i shtetit, i cili pas mbarimit të mandatit ka plan të rimarrë LSI-në. /Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT