Fillon ‘hakmarrja’, nis të hënën procedurat për shkarkimin, Balla: Gati letrat e pensionit. Ja reagimi i Presidentit

Partia Socialiste do të nisë edhe nje herë procedurat për shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga posti i presidentit.

Kështu ka deklaruar sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, i cili me anë të një statusi në rrjetet sociale deklaron se menjëherë pasi të mbyllet shpallja e rezultatit të zgjedhjeve, PS do të nis procedurat për shkarkimin e Metës nga posti i kreut të shtetit.

“Me Baba Dridhe Liken çuditen vetëm ata që s’e kuptojnë akoma që i ka lëshuar pëllumbat përfundimisht! Askush s’ka pritur të mbajë fjalën për dorëheqje! Po ja të mbarojë procesi i numërimit dhe t’ia bëjmë gati letrat e pensionit, të pijë raki me çifteli me Saliun ke azili Lalzit!”, shkruan Balla.

Zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi në një reagim nëpërmjet rrjeteve sociale bëri të ditur qëndrimin se kreu i shtetit nuk do të jepte dorëheqjen.

“Për të gjithë sahanlëpirësit e Bablokut: Presidenti Meta di vetëm TË MBAJË FJALËN!
Presidenti Meta e ka bërë të qartë se nëse Edi Rama fiton 71 mandate në mënyrë demokratike do të japë dorëheqje. E gjithë Shqipëria e di si i ka fituar Babloku këto zgjedhje, ndaj qetësohuni: NUK KA DORËHEQJE!”, deklaroi Blushi.

Ndërsa pas këtij qëndrimit të Ballës, zëdhënësi reagoi duke deklaruar se “Tao Tao AFROHU AFROHU!Se do ta marrësh përgjigjen ti dhe të gjithë armiqtë e Shqipërisë!”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT