Fitoi në dy qarqe/ Kë do të djegë Monika Kryemadhi me mandatin e saj?

Lëvizja Socialiste për Integrim fitoi katër deputetë në këto zgjedhje. Çuditërisht, nisur absurditeti i Kodit Zgjedhor, kryetarët e partive kanë pasur të drejtën të kandidojnë deri në katër qarqe.

Kjo lejim ligjor ishte si kompromis për të lejuar kryetarët e partive të vogla që të kenë mundësi të kandidojnë në disa qarqe për të pasur mundësi zgjedhjeje si deputet.

Nga katër mandate që ka LSI-ja, dy i takojnë Monika Kryemadhit. Ajo ka kandiduar në fakt në tre qarqe, në Elbasan, Fier dhe Tiranë, por vetëm dy prej tyre arriti të fitojë mandatin e deputetit, duke qenë e para e listës.

Në Elbasan ku katër vite më parë ishte deputete, Kryemadhi nuk arriti të fitojë mandatin e deputetit. Ndërsa fituese doli në qarkun e Tiranës dhe të Fierit.

Në Tiranë ata kanë fituar dy vendeve. E dyta në listë është Erisa Xhixho është sigurt. I treti në listës është Petrit Vasili. Ndërsa në Fier është Kejdi Mehmetaj. Kryemadhi i duhet të vendosë se kë do të lërë jashtë Parlamentit, Vasilin apo Mehmetajn.

LSI u katandis në 4 deputetë, duke mos e pasur më as të drejtën të krijojë një grup parlamentar. Monika Kryemadhi, Erisa Xhixho, Kejdi Mehmetajn ose Petrit Vasilin.

Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT