“FITUAM!”, Meta: Qytetarë jeni të qetë asnjë votë nuk ju tjetërsohet, me këtë proces…

Presidenti Ilir Meta në një postim në Facebook e cilësoi si historik procesin e votimit të 25 prillit. Sipas tij, sfida e madhe është administrimi me integritet i procesit, që nuk kupton numërimin e tyre.

“Faleminderit qytetarëve për pjesëmarrjen rekord në këto zgjedhje dhe qytetarinë e treguar!
Tani administrimi me integritet të lartë të procesit zgjedhor është sfida më e madhe. Qytetarët të jenë të qetë se asnjë vote nuk mund të tjetërsohet nga askush. Mos u ndikoni nga sondazhet se me ato do qeshni të gjithë. Shqipëria ka fituar me këtë proces historik deri tani. Përgjegjësia e komisionerëve tani dhe e numëruesve, e jashtëzakonshme për përmbylljen dinjitoze të zgjedhjeve”, shrpehet Meta.

Presidenti ka qenë tejet aktiv në këto zgjedhje, duke monitoruar të gjitha ato qytete që janë cilësuar si problematike, si Vlora, Fieri, Durrësi dhe Elbasani.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT