‘Frymëzohet’ nga Xhelal Mziu/ Militanti i PD bllokon rrugën dhe djeg gomat e makinës në mes të Kamzës (VIDEO)

Video që shihni më poshtë është filmuar në Kamzë. Teksa na ndajnë edhe pak orë nga dita e zgjedhjeve parlamentare, një militant i PD shihet duke xhiruar gomat e makinës në një nga rrethrrotullimet e qytetit.
Dukë bërë drift, mbështetësi i Bashës bllokon për disa sekonda rrethrrotullimin, duke rrezikuar seriozisht edhe qytetarët.
Më shqetësues se gjesti në vetvete, është mendësia absurde e militantëve të tillë. Skena të tilla, fatkeqësisht të kujtojnë vitin e mbrapshtë të 1997. Por sjellje të tilla janë të pritshme, ku mendon se pikërisht ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, tashmë kandidat për deputet në Dibër, shkon më tej, teksa nuk ka frikë të kërcënojë edhe me vrasje kundërshtarët e tij politik.
Deklaratat shokuese të tipit “ çdo person i dyshimtë që lëviz në lagjet tuaja, mjafton një telefonatë dhe do ta pësojë njësoj si ai i Elbasanit”, fatkeqësisht tentojnë të kalojnë vetëm me një të falur.
Sjellja të tilla, si të kandidatëve ashtu edhe të militantëve, e rrëzojnë kartën e Lulzim Bashës si një lider me vokacion perëndimor.
Në Perëndim nuk ndodhin absurditete të tilla, të cilat Basha nuk merr as guximin që të paktën t’i dënojë./Gazeta SHQIP