VIDEO/ Gjithçka gati! Ja përgatitjet për festën e fitores së PS, pranë sheshit “Skënderbej”

Me anë të një postimi të shkurtër në rrjetet sociale, kryeministri Rama shpalli fitoren në zgjedhje mëngjesin e së martës.

Ndërkohë, ai njoftoi edhe një organizim në orën 18:00, ku ftoi patronazhistët, koordinatorët, drejtues e anëtarë të partisë të bashkohen.

“Sot në 18:00, në Sheshin Skënderbej, skuadra kampione e patronazhistëve, koordinatorëve, drejtuesve, deputetëve dhe kush të dojë, të na bashkohet për përqafimin e fitores”, shkruan Rama.

Ndërkohë, pak pas mesditës gjithçka duket gati në sheshin Skënderbej. Janë vendosur karriget me distancë nga njëra-tjetra, ndërsa Rama pritet të flasë pranë monumentit të Skënderbeut./ b.h

Back to top button
LAJMET E FUNDIT