Haradinaj: Sistemi njëpartiak filloi, votat e kontrabanduara në këtë proces tregojnë se Vetëvendosje dhe Guxo nuk guxojnë./ Nisin reagimet kundër Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Tre herë ish kryeministri i Kosovës dhe kreu I AAK-së Ramush Haradinaj nuk mund të linte pa komentuar tentativën e tretë dhe të vërtetë për zgjedhjen e Vjosa Osmanit për Presidente të bashkëkombësve tanë përtej kufirit.

Për Haradinaj votat që siguruan këtë zgjedhje ishin të kontrabanduara ndërsa e akuzon Kosovën për nisjen e një sistemi komunist, duke e quajtur “sistemi njëpartiak”.

Postimi i plotë:

Sot pas zgjedhjes së znj. Osmani-Sadriu për Presidente të Kosovës, Aleanca qëndron faqebardhë në ruajtjen e sistemit kushtetues së demokracisë republikane. Votat e kontrabanduara në këtë proces tregojnë se Vetëvendosje dhe Guxo nuk guxojnë. Sistemi njëpartiak dhe i kapur sapo filloi. Aleanca do të jetë zë i ndërgjegjjes së popullit, shtyllë kushtetuese dhe mbrojtës i ekonomisë së tregut të lirë. Urime deputetëve që morën pjesë duke i përfshirë edhe ata të pazarit të natës që lan parimet për përfitime të atypëratyshme. Lufta për demokraci fillon sonte. Ftoj politikanët dhe qytetarët e vullnetit të mirë të mbrojmë së bashku vlerat e Kushtetutës dhe shtetit të lindur nga gjaku i lirisë!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT