“Harta e re”, reagon ministri gjerman: Ballkani s’ka të ardhme me kufij të rinj
Shpërndarja e një harte për ndryshim të kufijve në Ballkan ka nxitur reagime edhe në mesin e anëtarëve të Bashkimit Evropian.
Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth në lidhje me dokumentin ka shkruar se shtetet në Ballkanin Perëndimor kanë të ardhme vetëm si shoqëri multi-etnike dhe multi-religjioze.
“Shtetet në Ballkanin Perëndimor kanë të ardhme vetëm si shoqëri multi-etnike dhe multi-religjioze. Pajtimi dhe bashkëpunimi rajonal janë kyç për paqe, demokraci dhe prosperitet. Vizatimi i kufijve të ri është rrugë e rrezikshme” thekson ministri.
Dokumenti në fjalë besohet të ishte përgatitur nga kabineti i kryeministrit slloven Janez Jansha dhe nga kabineti i kryeministrit hungarez, Viktor Orban. Edhe pse Jansha, refuzoi tu përgjigjet pyetjeve të gazetarëve në lidhje me të.