“Heroi i Popullit” Bajram Curri me nipin e tij

Publikohet për herë të parë një foto e vjetër e “Heroit të Popullit” Bajram Curri së bashku me nipin e tij, të cilët luftuan për çlirimin e Shqipërisë.
Bajram Curri lindi në vitin 1866 në Krushë të Madhe.
Ai ishte udhëheqës popullor, ushtarak e senator i Senatit të Dhomës së Këshillit Kombëtar të Shqipërisë nga 27 mars 1920 deri më 20 dhjetor 1920. ‘Heroi i Popullit’ Bajram Curri u shua në shpellën e Dragobisë më 29 mars 1925.
Ai ishte imazhi i një figure legjendare që mbeti i gjallë në historinë e kombit shqiptar dhe të brezave pasardhës.