Humbja e thellë deri më tani në Berat, reagon Lefter Maliqi: Diçka e tmerrshme po fshihet se s’ka mundësi, unë jam më i fortë se kurrë dhe më do pupulli. Do vazhdoj me kokën lart

Kandidati i LSI në Berat Lefter Maliqi kundërshton rezultatin e deritanishëm në Berat, por edhe në gjithë vendin.
Ai shkruan në një status në “Facebook” se nuk do të pranojë këto zgjedhje kurrë duke pretenduar se votat e tij janë grabitur e blerë.
Maliqi thotë se diçka e tmerrshme fshihet.
“Të dashur bashkëqytetarët e mi në qarkun e Beratit.
Unë, në respekt të vullnetit tuaj, nuk i pranoj këto zgjedhje, kurrë dhe pikë.
Votat e mia janë grabitur, janë blerë, janë manipuluar, nga krimi dhe mafia, për mua jo vetëm në qarkun Berat por në gjithë vendin, diçka e tmerrshme fshihet.
Rezultati i deritanishëm është skandaloz dhe i pavërtetë.
Mbetem më i fortë se kurrë, besoj që e vërteta do të zbardhet, dhe ndëshkimi do të jetë i rëndë.
Vazhdoj me kokën lart dhe me besim në Zot, drejt sfidave reale me fitore kundër krimit, drogës dhe mafies”, shkruan Maliqi.