“I them Ramës, tërmetit, qametit….”/ Meta: Leskaj legjendë, nëse është subjekt i OFL jam krenar që e kam takuar

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka deklaruar se do të jetë “24 orë në 24” deri më 26 prill në Vlorë për të vijuar fushatën, edhe pse pozicioni si president nuk ia lejon.
Presidentu u shpreh se është shumë krenar që takohet me Bujar Leskajn, edhe nëse ai është subjekt i OFL.
Meta thotë se Rama e sulmon Leskajn, pasi ka denoncuar korrupsionin e qeverisë.
“Tani, ai përmend Bujar Leskajn. Leskaj është legjendë, institucion i Vlorës e gjithë Shqipërisë. Sapo u ndava me të, e prapë do takohem. Ai tmerrohet, se Leskajn nuk e blen dot, nuk e korrupton dot. Ai është vite dritë larg Leskajt. Repsekton traditën , janë njerëz patriotë. Do e marrë mesazhin më 25 prill. Nëse ka emra të tjerë, unë do jem 24 orë në 24 në Vlorë, deri më 26 prill. Ta ketë të qartë.
Kam ardhur natë e ditë, nëse Leskaj është subjekt i OFL, jam krenar që e kam takuar. Ka denoncuar korrupsionin e kësaj qeverie. Vlora është krenare për të. Të tjerat nuk kanë vlerë. Z.Rama, z.Tërmet e qamet, janë të ftuar me mua këtu, për të bërë gjithçka transparente. S’ka shans vota e një vlonjati të preket. I them Ramës, tërmetit, qametit, që mendon se do blejë Vlorën, Vlora do votojë për vajzat e saj. Do votojë për ata që nuk lejojnë që Vlora të zëvendësojë të rinjtë me bangladeshasit e këtij sorrës”, tha Meta.