Ilir Meta “i arrestuar” në Gjirokastër, Presidenti i përgjigjet ashpër Ramës: Mos më detyro të futem në zgjedhje! Do marr e Berishën edhe…

Presidenti Ilir Meta i përgjigjet ashpër kryeministrit Edi Rama, për një banderolë që është shfaqur në mes të Gjirokastrës dhe ku kreu i shtetit është “i arrestuar”.

Meta i shkruan Ramës “që të mos e detyrojë të futet në zgjedhje” sepse do e lërë pa grup parlamentar.

“Dy foto të pabesueshme nga Gjirokastra, që m’i nisi miku i shtrenjtë i demokracisë shqiptare, Martin Henze.

Asnjë shqetësim për psikopatinë tuaj ZOTI “RILINDAS”, por nëse vërtet e besoni, që unë jam në garë për 25 Prillin, mos më detyroni të hyj vërtet pasi do të mbeteni pa grup parlamentar.

Pale po mora edhe Doktorin e Madh, nuk ka spital, që ju bën derman!

Ndaj respektoni Kodin Zgjedhor dhe boll e tepruat me shkelje se i nxitë faqen Shqipërisë para botës”, shkruan Meta dhe ndan fotot e mëposhtme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT