Incidenti në Kavajë/ Celibashi thirrje Metës, Ramës e Bashës: Keni shumë në dorë, sa më të qetë të shfaqeni….

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në konferencën e sotme për mediat foli edhe për incidentin e djeshëm në Kavajë ku u plagos brenda selinë sekretari i PD për qytetin.

Kryekomisioneri deklaroi se udhëheqësit politikë kanë shumë në dorë, dhe i ka kërkuar Ramës, Metës e Bashës që të jenë sa më të qetë duke u afrua zgjedhjet. Ai thotë se ata kanë shumë në dorë në këtë situatë, dhe të gjithë humbin nëse zgjedhjet bëhen nën tension.

”E vetmja gjë që mund të them ëstë që udhëheqësit politikë kanë shumë në dorë në këtë situatë, sa më të qetë aq më mirë kontribuojnë tek mbështetësit e tyre. Nuk e di se ndoshta mund të mos kem asnjë pozitën institucionale për ta adresuar, është shumë e rëndësishme të kenë vetë përpmbajtje, e di njëri është Presidnt, kryeministri, lideri i opozitës, ka secili karatin, sa më afër zgjedhjeve, aq më qetë të shfaqen. Të gjithë dëmtohemi nëse zgjedhjet në 25 bëhen në tension.”- tha Celibashi.

Kryekomisioneri Shtetërtor i Zgjedhjeve është pyetur në lidhje me vendimin e ekspertëve për karantinim 2 javë të qytetarëve që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut dhe si ndikon kjo në procesin e votimit.

“Nuk kam asnjë koment që t’i bëjë vendimit të Komitetit Teknik i Ekspertëve. Si komisioner e kam të ndaluar ta komentoj këtë. Ligjërisht dua ta kuptoj që lidhet me shëndetin e qytetarëve. Mund të them që anëtarët e KQV nuk janë doktorë që të bëjnë vlerësimin shëndetësor, kush paraqitet në qendrën e votimit do të votojë”, i cili nënvizoi se në asnjë prej spitaleve nuk është ngritur qendër votimi. Nuk duam të vëmë në rrezik njerëzit e përfshirë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT