Ish- i burgosuri Gëzim Peshkëpia i kthen Dekoratën Ilir Metës: Më përvelon dorën, kur të njëjtën e ka dhe krimineli Mehdi Bushati!

Ish-burgosuri politik Gëzim Peshkëpia lajmëron se do t’i kthejë Dekoratën “Kaloresi i urdherit Gjergj Kastrioti-Skenderbeu”, Presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundit pak ditë më parë dekoroi Mehdi Bushatin.
Menjëherë pas dekorimit të Bushatit, të përndjekurit politikë kërkuan që ajo të anulohej pasi “Mehdi Bushati ka qenë xhalati më famëkeq i Sigurimit të Shtetit.” Po të njëjtën gjë kërkon nga Gjermani dhe ish- i burgosuri Gëzim Peshkëpia.
“Mehdi Bushati eshte nje xhelat konkret, jo figurativ. Ai le te veshi kostum futbollisti apo diplomati nuk e ndryshon dot fytyren. Ate ia kane treguar shume bashkëvuajtes te mi qe jane qelluar me shqelma ne koke e trup, jane kafshuar si prej kanibalesh qe i kafshonin e me gojen plot gjak i peshtynin ne fytyre. Duhet t’i kini lexuar. Si iu ben zemra e nuk iu dridhet dora te firmosni ate dekret”, shkruan Peshkëpia.
Mehdi Bushati është babai i gazetarit Andi Bushati, dhëndër i Hysni Kapos dhe shef i Sigurimit të Shtetit, gjatë regjimit të Enver Hoxhës.
Letra e plotë e Gëzim Peshkëpisë:
Mora vesh per dhenien nga ana tuaj te dekorates se larte “Kaloresi i urdherit Gjergj Kastrioti-Skenderbeu” kriminelit Mehdi Bushati. Turp!
Kete dekorate te larte te shtetit shqiptar e kam mbajtur me krenari e nderim me nje kornize ne studion time te varur ne mur ketu ne Gjermani. Them “e kam mbajtur” sepse nuk e mbaj me. Ate e hoqa dhe do ua kthej fizikisht ne çastin me te pare te mundshem.
Te dy dekoratat jane ekuivalente, por ndryshimi qendron tek mbajtesit e tyre. Njera i akordohet nje familje te persekutuar keq nga regjimi komunist, ndersa tjetra nje persekutori sadist.
Edhe pse nuk me eshte dhene personalisht nga i njejti President une ate e kam konsideruar nga shteti shqiptar, institucioni i Presidences si perfaqsuesja e tij.
Ajo me pervelon duart kur e di se te njejten si moter e mban nje kriminel. Kjo ne kete rast fyen sedren, lendon plagen e vuajtjes se familjes time, qindra e mijra familjeve te tjera, lendon nje plage te pashembellt ne histori.
Mehdi Bushati eshte nje xhelat konkret, jo figurativ. Ai le te veshi kostum futbollisti apo diplomati nuk e ndryshon dot fytyren. Ate ia kane treguar shume bashkëvuajtes te mi qe jane qelluar me shqelma ne koke e trup, jane kafshuar si prej kanibalesh qe i kafshonin e me gojen plot gjak i peshtynin ne fytyre. Duhet t’i kini lexuar. Si iu ben zemra e nuk iu dridhet dora te firmosni ate dekret
Ky sadist i lindur gjeti rastin te demonstroje shtazerine e tij monstruoze vetem ne saj te krushqise me familjen e nr. 2 te diktatures Hysni Kapo.
Deshmitaret kundra tij jane gjalle. Nder te tjere jane te internuarit e Lushnjes. Mehdiu meriton gjyq e jo dekorate.
Zoti President eshte ne nderin tuaj ta anulloni kete dekorate. Bejeni qe mos t’jua mallkojne DOREN me te cilen firmoset.
Ish i burgosur politik
Antar i Bordit te Institutit studimit te krimeve te komunizmit
Gezim Peshkepia