“Jeni zagarë”/ Përplasja fizike në Durrës mes Xhaferrit të PD-së me mbështetësit e PS (VIDEO)

Tensionohet situata tek pallati i sportit “Ramazan Njala” ndërsa po përfundonte procesi i numërimit. Në kohën kur socialistët në shkallët e pallatit po brohorisnin për fitore, kreu i PD Durrës, Ferdinand Xhaferaj, i pranishëm aty u drejtua drejt vendit ku po qëndronte ish-kryebashkiaku Vangjush Dako.

“Vangjush je bo politikan, Vangjush Dako, Bravo Vangjush…”,- iu drejtua Xhaferaj ish-kryebashkiakut ndërsa po afrohej drejt tij.

Më pas zëri i Xhaferajt u mbulua nga brohorimat e socialistëve. Siç dëgjohet në video, Xhaferraj i ka thënë që jeni të gjithë zagarë të Dakos.

Por njëri nga të pranishmit i kundërpërgjigjet.

“Ti çfarë je, je më i mirë se ne. Çfarë zagarësh qenkemi ne?”

Pikërisht në këto momente situata u tensionua më shumë kur një nga njerëzit pranë Dakos qëlloi ndaj Xhaferajt,  ndërsa ai me të cilin debatoi iu drejtua me fjalët:

“Maje mend, maje mend, o ti o unë”,- i hakërrehej Xhaferajt, i cili u tërhoq nga sekretari i PD Luan Hoti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT