“Kam bërë sherr…”, Spartak Braho flet për “krisjen” e koalicionit PS-LSI: Kam qenë kundër ndarjes, më shumë ishte faji i…

Deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho ka folur prishjen e koalicionit PS-LSI, ku tha se faji në këtë rast ishte i drejtuesve të LSI-së, asi Rama e donte bashkimin sipas rrugës së tij. Ai tha madje se kishte bërë sherr kur u nda LSI-ja nga PS-ja.

Sipas Brahos nuk ka më mundësi për një koalicion të mundshëm PS-LSI, pasi ajo që ëhstë thyer nuk mund të ngjitet më.

Braho: Marrëdhëniet  e mia me Ramën janë të hershme, qysh prej njohjes me babain e tij

Pyetje: Pse nuk kishit marrëdhënie të mira me Nanon?

Braho: Nano na nxori nga lista. Ne ishim themelues të partisë Socialiste. Ne Nanos mund t’ia merrnim kollaj partinë. Unë kam konkurruar vetëm njëherë nën siglën e LSI-së.

Pyetje: Besnik i Metës apo Ramës?

Braho: Besnikë isha me të dy. Isha me idenë se këta duhen mbajtur afër. Kam bërë sherr kur u nda LSI-ja nga PS-ja. Meta më tha do të bëj parti me ide të reja, vajza të reja.

Pyetje: Pse u prish koalicioni PS-LSI?

Braho: 70% të gabimeve i kishin drejtuesit e LSI-së. Rama ishte më i afrueshëm, e donte bashkimin sipas rrugës së tij, kurse Meta ishte reflektor.

Pyetje: Mundësi për koalicion PS-LSI?

Braho: Është si pjata që thyhet dhe ngelet e krisur. Nuk shoh më mundësi për koalicion mes PS dhe LSI. As Rama nuk duhet të pranojë koalicion as me PD as me LSI.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT