“Kam raketat ruse unë”/ Ngjela: Meta komplet i dehur, a i flitet Amerikës ashtu?

Avokat Spartak Ngjela foli sot për Breaking në Top News, dhe kritikoi Presidentin Ilir Meta, për retorikën e përdorur ndaj SHBA-së.

Ai e konsideroi të dehur Presidentin e Republikës duke i dalë përballë Amerikës.

“E mira është të japë dorëheqjen se këta do ta shkarkojnë. Se parlamenti mblidhet për vendime të jashtëzakonshme. Pse? Se kanë konflikt me Ëashington-in, si mund të futet në konflikt me Amerikën, i thotë SHBA-së, kam raketat ruse. Rusët s’kanë bukë të hanë sot. Logjika e kupton që nuk ecet dot me këto që thotë ky,” tha Ngjela.

Po Kryemadhi dhe Basha do japin dorëheqjen?

“S’më intereson fare çfarë do bëjë ajo gruaja e LSI-së, por Basha duhet të japë dorëheqjen,” tha avokati.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT