Kandidati i LSI, në arrati/ Etien Joka, nuk po kapet nga Policia prej 5 ditësh

Kandidati i LSI në Tiranë Etien Joka është në kërkim nga ana e policisë së shtetit prej 5 ditësh që kur u morr nën hetim për blerje votash.

Ai është regjistruar në disa biseda të ndryshme duke dhënë para ose duke premtuar para në shkëmbim të votave për zgjedhjet e 25 prillit.

Këto janë pamjet e transmetuara eskluzivisht nga emisioni Breakgin në Top News 5 ditë më parë. Pas transmetimit policia shpalli në kërkim kandidatin e LSI Etien Joka i cili ishte zhdukur ndërsa u thirr për tu pyetur në lidhje me këtë video.

Por ndërkohë u arrestua një sekser votash. Dosja e kandidatit të Lëvizjes socialiste për integrim është një nga dhjetëra dosjet me akuzat për blerje votash gjatë zgjedhjeve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT