Kandidatja e LSI-së shoqërohet në polici/ Kapet duke shpërndarë para në këmbim të votës

Kandidatja e LSI në qarkun e Elbasanit, Mimoza Trimi është shoqëruar në drejtorinë e Policisë Vendore në Elbasan pasi dyshohet se po shpërndante para në këmbim votës. Sipas abcnews, në automjetin e saj janë gjetur disa kartëmodha me prerje 10-çe.
Policia ka sekuestruar automjetin në momentin e ndalimit në zonën e Rrapishtes, në lagjen “5 Maji” në Elbasan.
Në lidhje me këtë ngjarje nuk ka ende një reagim zyrtar nga policia dhe as nga partia që Trimi përfaqëson në listat e kandidatëve LSI.