“Këta malukatët po na sabotojnë”/ Rama tregon çfarë do ndodhë me vaksinimin këtë javë

Teksa udhëtonte me makinë në Përmet në kuadër të takimeve të fushatës elektorale,
kryeministri Edi Rama ka shfrytëzua mundësinë për të zhvilluar një bisedë telefonike me kandidaten për deputete të Partisë Socialiste në Durrës, Milva Ekonomi.
Duke u ndalur tek procesi i vaksinimit, Rama tha se do të ulet fasha e personave që duhet të vaksinohen brenda kësaj jave, ndërsa nuk la pa ironizuar edhe takimet e opozitës.
“Këtë javën do ta ulim fashën prapë këtë javë. Duhet të punojmë intensivisht pavarësisht malukatët na sabotojnë me ato infektimet e përditshme. Do Zoti nuk na çojnë në situata si në Kosovë dhe Maqedoni. Shkoi një fushatën me lëkurën e njerëzve, larg qoftë”, theksoi Rama.