“Këtu më ka”/ Meta shpërthen nga Vlora: Në 26 prill, Rama do nxjerrë kartelën dhe do kërkojë mëshirë

Ilir Meta, i është përgjigjur ashpër kryeministrit Edi Rama, pas deklaratave se presidenti po merret me fushatë në Vlorë dhe se “takohet skutave me subjekte të OFL-së”.

Meta theksoi se në Vlorë do të qendrojë deri më 26 prill, për të garantuar votime të lira e të ndershme.

Po ashtu, ai shtoi se ditën e djeshme në një takim me gazetarë, ka ftuar deputetin Damian Gjiknuri, por sipas tij, ky i fundit e ka refuzuar ftesën.

“Në 26 prill, jam i sigurt që Vlora do të bëjë më të mirën për t’a trajtuar në spitalin e saj psikiatrik. Nuk është ky shqetësimi, por shqetësimi është të paralajmëroj Damianin që keqpërdoret dhe nuk erdhi mbrëmë në darkën që kishim me gazetarët e Vlorës, ku u ftua të ishte pjesë për të diskutuar për mbarëvajtjen e fushatës elektorale në Vlorë. Kryeministri në detyrë ka një kartelë të psikiatrisë, që nga koha e komunizmit, të cilën ua kam thënë para disa ditësh. Ai do të tregojë kartelën.

Por Damiani s’ka kartë mjekësore të tillë. Kështu të bëjnë kujdes dhe të mos e rëndojnë pozitën e tyre para sovranit. Në Vlorë do të jem nga sot deri më 25 prill. Do të jem ditën dhe natën, siç kam ftuar edhe mbrëmë Damianin, ftoj dhe Edi Ramën nëse ka shqetësim apo merak, këtu më ka mua, për të mbrojtur zgjedhjet e lira. Kujton tërmeti që në Vlorë do të bëjë ato ç’kanë bërë në Dibër dhe Shijak. Zot na ruaj se Vlora bën Fora dhe dora e Vlorës është e pamëshirshme”, tha Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT