Komisioneri mbyll qendrën e votimit 3 orë para orarit zyrtar: Kam 5 orë që rri kot

Një qendër votimi në një fshat Kavajë është mbyllur rreth 3 orë përpara orarit zyrtar, pasi nuk ka votues.
Komisioneri u shpreh për mediat, se nuk ka njerëz të tjerë për të votuar dhe se po rrinte kot prej 5 orësh. Edhe pse ligji e detyron të qendrojë në detyrë deri në 19:00, ai vendosi ta mbyllte qendrën e votimit.
“Janë në Itali. Nuk ka njeri. 100 shtëpi ka fshati gjithsej. Kam pesë orë që po rri kot aty. Nga ora 1 deri tani, ka pesë orë që kam qenë këtu dhe nuk ka ardhur asnjë person me votuar.
E di se sa njerëz ka kjo lagje se kam qenë në komision prej vitit 1991. Unë jam kryetari, ta thashë përgjigjen, stop tani”,ka deklaruar komisioneri.