Koronavirusi në Shqipëri/ Sot, rekord të shëruarish! Si paraqitet situata në spitale

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 5 viktima nga Covid-19 në vendin tonë. Ndërkohë, janë shënuar 139 raste të reja nga 3457 testime.

Lajmi i mirë është se sot ka patur rekord të shëruarish. Sipas të dhënave zyrtare, të shëruarit në 24 orët e fundit janë 738. Edhe situata në spitale duket më pozitive, ku raportohet se janë 154 pacientë të shtruar.

Situata në spitale

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 154 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Të shëruar

Në 24 orët e fundit janë shëruar 738 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 105,016 që nga fillimi i epidemisë.

Apeli

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

LAJMI I FUNDIT/ Rritet sërish numri i vdekjeve, sa viktima dhe të infektuar u regjistruan 24 orët e fundit
Statistika (24 Prill 2021)

Raste të reja ditore 139
Të shëruar në 24 orë 738
Të shtruar në spitale 154
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 3457

Testime totale 624,200
Raste pozitive 130,409
Raste të shëruara 105,016
Raste Aktive 23,021
Humbje jete 2,372

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 17561
Fier 1983
Durrës 770
Shkodër 694
Gjirokastër 485
Korçë 567
Vlorë 325
Kukës 227
Dibër 177
Elbasan 123
Berat 76
Lezhë 33

Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT