“Krejt shokët e mi do të votojnë PS”, Bashës ia prish skenarin socialisti i “penduar”: Mos e gris teserën e PS (VIDEO)

Në takimin e zhvilluar në Has, Basha ka gjetur edhe një socialist të zhgënjyer, i cili ka hipur në podiumin ku po fliste kryedemokrati dhe i ftuari ishte gati të griste teserën e Partisë Socialiste.
“Për 30 vite kam votuar PS-në. Tani më 25 prill, unë dhe shokët e mi do të votojmë PS-në”, tha qytetari nga Hasi, i cili duket nga emocionet doli jashtë skenarit të parashikuar nga PD-ja.
Pas kësaj deklarate ka pasur reagime kundër nga militantët e PD-së, në shenjë kundërshtimi ndaj asaj që tha Agim Brati.
Por Basha duke ia përmendur emrin u shpreh “Agim Brati mos e pre kartën e PS-së, je vllai jonë votë për ndryshimin e familjen tëndë, çliroje PS me votën tënde”, duke e detyruar që të deklarojë se do të votonte numrin 9, të PD-së.
Deklarata në minutën 17:00