Krislen Keri i Aviacionit Civil thirrje kontrollorëve: Kthehuni në punë! Për këtë u zotuat kur morët licensat

Ish-drejtori ekzekutiv i Aviacionit Civil, kompania që licenson AlbControllin, u ka bërë thirrje kontrollorëve që prej dy ditësh kanë braktisur punën, që t’i rikthehen detyrës.
Sipas Kerit, kontrollorët duhet të rikthehen në punë pasi kur kanë janë licensuar si të tillë (si kontrollorë) janë zotuar për punën që do të bënin. Ish-kreu i AAC tregon dy mënyra për zgjidhjen e kësaj situate.
“Prioriteti i vetëm në këto momente është kthimi në punë i kontrollorëve dhe për këtë ka dy mënyra, e para dhe më e thjeshta, gjithësecili prej tyre ti thërrasi ndërgjegjes dhe të shkoj të kryejë detyrën ndaj përdoruesve të qiellit shqiptar dhe të huaj, ashtu siç është zotuar nëpërmjet liçensimit si kontrollor. Besoj që mesazhi juaj ishte i qartë dhe nuk do kaloj pa u adresuar në mënyrë të qëndrueshme.
Zgjidhja e dytë dhe disi më e komplikuar është zbatimi nga punëdhënësi i kërkesave dhe rifillimi i punës. Komplikacioni i kësaj zgjidhje lidhet me preçedencën që mund të vendoset, ku në të ardhmen, arbitrariteti kolektiv mund të normohet si rrugëzgjidhja më e thjeshtë”, shkruan Keri ndër të tjera.
Shënimi i plotë i Krislen Kerit, ish-drejtor i AAC:
Po e filloj këtë postim, në lidhje me ngërçin e operimeve të krijuar në ofruesin e shërbimeve të navigimit ajror në Rinas me një ndjesë për të gjithë miqtë dhe të interesuarit, të cilët gjatë ditës më kanë shkruar dhe telefonuar për të marrë një vlerësimin tim por në pamundësi të një përgjigje të saktë s’jam përgjigjur dot.
Shumë shkurt dua të theksoj se jam kundër dhënies së opinioneve në këto momente për këtë situatë, për sa kohë palët në këtë ngërç janë qartësisht vetëm dy, dhe të prekurit janë pasagjerët shqiptar dhe të huaj, shërbimet ajrore shëndetësore ku përfshihen aero-ambulancat dhe avionët e posatshëm kargo që sjellin vaksinat, kompanitë që presin dhe dërgojnë mallra dhe avionët ushtarak.
Prioriteti i vetëm në këto momente është kthimi në punë i kontrollorëve dhe për këtë ka dy mënyra, e para dhe më e thjeshta, gjithësecili prej tyre ti thërrasi ndërgjegjes dhe të shkoj të kryejë detyrën ndaj përdoruesve të qiellit shqiptar dhe të huaj, ashtu siç është zotuar nëpërmjet liçensimit si kontrollor. Besoj që mesazhi juaj ishte i qartë dhe nuk do kaloj pa u adresuar në mënyrë të qëndrueshme.
Zgjidhja e dytë dhe disi më e komplikuar është zbatimi nga punëdhënësi i kërkesave dhe rifillimi i punës. Komplikacioni i kësaj zgjidhje lidhet me preçedencën që mund të vendoset, ku në të ardhmen, arbitrariteti kolektiv mund të normohet si rrugëzgjidhja më e thjeshtë.
Nuk besoj se mund të kërkohet rivendosje drejtësie me veprime të padrejta. Fakt është sot të prekurit janë përdoruesit e qiellit, civilët, hallexhinjt dhe ushtarakët. S’mund të rivendoset drejtësia e pretenduar në kurriz të tyre.
Pas zgjidhjes mund të jepen komente/opinione sa të duam. S’jam kundër raportimit të lajmeve, por diskutimet/opinionet/gjykimet ndaj palëve në këto momente mundet veç të komplikojë gjërat më tej. Këtu fus dhe reagimet masive në mediat sociale duke gjykuar njërën apo tjetrën palë.