Kryebllokuesi i Rinasit/ Shteti shqiptar pagoi 57 mijë euro bursë për vëllanë e Jorida Tabakut

Nuk u janë kursyer rrogat e larta kontrollorëve strumbullarë të bllokimit të Rinasit. As benefitet, as përfitimet financiare dhe materiale. Sot vazhdojmë përsëri me batërdinë e zyrtarit shqiptar që fyeu edhe ligjin, edhe misionin, edhe atdheun.

Kryestrumbullari i bllokimit të aeroportit, drejtori i standardeve në Albcontrol, Fisnik Tabaku, punonjës prej 13 vitesh i aviacionit, në vitin 2010-2012 ka përfituar bursë të paguar nga Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar për studimet e tij master në Universitetin Leiden në Hollandë.

Për gati 20 muaj studime, vëllait të opozitares i janë paguar shkolla, qereja e banesës dhe shpenzimet ditore kokërr më kokërr 57 mijë e 600 euro nga taksat tona. Njeriu që duhet të justifikonte rrogën e lartë, dietat, privilegjet dhe bursën me paratë e shqiptarëve, dje ua futi shqiptarëve duke ua bllokuar bashkë me sivëllezërit e tij militantë, të vetmin aeroport ndërkombëtar.

Jorida, fol me vëllanë dhe le të dalë të përgënjeshtrojë bursën e shtrenjtë e ndërkohë të mos fshihet por le të shkojë në prokurorinë e Tiranës të deponojë. Burrat e vërtetë nuk fshihen pas fustanit të motrës!

Kryebllokuesi i Rinasit/ Shteti shqiptar  pagoi 57 mijë euro

Kryebllokuesi i Rinasit/ Shteti shqiptar  pagoi 57 mijë euro

Gru

Back to top button
LAJMET E FUNDIT