Kryemadhi “ironi” me Metën: Nuk më ndjek në Instagram se ka frikë se mos i kërkoj ndonjë dekoratë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një “bashkëbisedim” me qytetarët në Instagram. Ajo iu është përgjigjur disa pyetjeve të mbështetësve të LSI në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.

Një prej pyetjeve ishte se pse bashkëshorti i saj, Presidenti Ilir Meta nuk e ndjek në Instagram.

Ajo thotë se ka vetëm dy mundësi.

“1. Sepse do të mbajë marrëdhënie institucionale.

2.Ka frikë se mos kërkoj noj dekoratë në inbox

Për më shumë pyesni Ilir metën”, shkruan ajo.

Presidenti Ilir Meta është kritikuar gjërisht për dekoratat që po shpërndan, duke mos patur një “filtër” të fortë. Së fundi ai dekoroi me titullin “Mjeshtër i madh” edhe një restorant në Tiranë.

Me ironi, kryeministri Edi Rama tha sot nga Vlora se presidenti pritet të dekorojë edhe një parukiere.

Kryemadhi

Back to top button
LAJMET E FUNDIT